Zbulohet një planet i ‘pastrehë’.

Gjatë muajve të fundit raportohen më shumë se 100 UFO përgjatë kufirit Indian
Gjatë muajve të fundit, ndërmjet 1 Gushtit dhe 15 Tetorit, më shumë se 100 Ufo janë parë përgjatë kufirit të Indisë– Kinës, dhe këto shfaqje UFO-sh i kanë lënë të githë pa fjalë, duke përfshirë këtu edhe zyrtarët e policisë.
The Times of India ka raportuar këtë javë që “sfera në ngjyrë të verdhë duket sikur ngrihen nga horizonti në anën Kineze dhe me ngadalë ecin në qiell për tre deri në pesë orë përpara se të zhdukeshin.”
The Times of India shtoi që shfaqjet e UFO-ve kanë lënë pa fjalë shumë grupe ushtarake Indiane, duke përfshirë edhe forcat e tyre ajrore, agjensinë e inteligjencës teknike NTRO dhe policinë kufitare Indo-Tibetiane.
Sipas Los Angeles Times zyrtaret e ushtrisë që janë në detyrë në kufirin prej 2.100 miljesh ndërmjet shtetëve gjigande të Azise mendojnë që ato mund të jenë edhe avionë Kinezë të telekomanduar apo satelite në orbite të ulët.
Pjesetarët e ITBP Indiane u derguan raporte në zyrat e tyrë qëndrore, duke i përshkruar sferat si Unidentified Luminous Objects (Objekte të Shndritshme të Paidentifikuar), ose UFO, paparëisht nese shihen gjatë ditës apo natës.
India Today raporton që pas ekzaminimit të fotografive të ndryshme të UFO-ve që ishin bërë nga ITBP, zyrtarët e ushtrisë nuk dinin së çfarë të thonin por vetëm i klasifikuan ato objekte, si mjete ajrore të paemëruara.
Në shtator, ushtria Indiane solli një njësi radari dhe një analizues spektri në majen e një mali pranë Liqenit Pangong ndërmjet Indisë dhe Kinës.
Sipas India Today, ndërkohë që një prej UFO-ve dallohej vizualisht, ai nuk dukej në radar, gjë që tregon që objekti UFO nuk ishte metalik.
Gjithashtu në shtator, një ekip astronomësh nga Indian Astronomical Observatory në Hanle, vëzhguan UFO-t për disa ditë. Ndërkohë që ata nuk mund të kuptonin me saktësi se çfare ishin objektet, ata hodhën hipoteza për meteorë dhe planetë.
Dy vjetë më parë, forcat ajrore Kineze që po merrëshin me shfaqjet e UFO-ve, i shpjeguan ato si fenerë Kinezë.
India Today raportoi që ka patur edhe raporte të tjera për objekte të shndritshme që janë parë në anën Kinezë të kufirit.
Megjithëse shkencëtarët nuk janë të sigurt në lidhje me çfare mund të jenë apo nga vijnë UFO-t, ata nuk janë ënde gati për t’i konsideruara ata vizitorë nga një planet tjetër.
“Nuk ka të dhëna që UFO- t të kenë një origjinë jashtëtokësore.” – tha astrofizikanti Jayant Narlikar.
“Implikimi në lidhje me to që janë objekte aliene, është thjeshtë një fjale, por nuk ka asnjë fakt për këtë.